Sonte u hap Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare , organizuar nga USAID-i, në partneritet me Rrjetin Afarist të Diasporës Shqiptare (RrADSh).
Pjesëmarrës në këtë eveniment ishin shumë fytyra të njohura publiku si, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj, ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ushtruesja e detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it Lisa Magno, shkruan arbresh.info.
Në këtë mbrëmje foli Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai tha se bashkëpunimi i shqiptarëve me Diasporën është një bashkëpunim shumë frytdhënës.
“Bashkëpunimi me Diasporën është një iniciativë shembullore, dhe uroj që ky të jetë vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi kaq frytdhënës”, tha Thaçi.
Ai po ashtu theksoi se Diaspora është faktor kyç për zhvillimin e Kosovës.
“Diaspora ka qene një ndër faktorët kryesor në Kosovë, ajo luajti një rol te jashtëzakonshme per lirin dhe Pavarësinë e Kosovës, ajo edhe sot luan rol te jashtëzakonshme ne afirmimin e të drejtave kombëtar”, shtoi Thaçi./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1607885279276558/
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...
Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet ...
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...