Google ADS

Thaçi: Diaspora një faktor kyç për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

20:46 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sonte u hap Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare , organizuar nga USAID-i, në partneritet me Rrjetin Afarist të Diasporës Shqiptare (RrADSh).

Pjesëmarrës në këtë eveniment ishin shumë fytyra të njohura publiku si, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj, ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ushtruesja e detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it Lisa Magno, shkruan arbresh.info.

Në këtë mbrëmje foli Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai tha se bashkëpunimi i shqiptarëve me Diasporën është një bashkëpunim shumë frytdhënës.

“Bashkëpunimi me Diasporën është një iniciativë shembullore, dhe uroj që ky të jetë vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi kaq frytdhënës”, tha Thaçi.

Ai po ashtu theksoi se Diaspora është faktor kyç për zhvillimin e Kosovës.

“Diaspora ka qene një ndër faktorët kryesor në Kosovë, ajo luajti një rol te jashtëzakonshme per lirin dhe Pavarësinë  e Kosovës, ajo edhe sot luan rol te jashtëzakonshme ne afirmimin e të drejtave kombëtar”, shtoi Thaçi./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1607885279276558/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme