Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në New York është takuar me Sekretarin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.
Po ashtu, presidenti Thaçi ka takuar edhe kryeministrin e Andorrës, Antoni Martin, ku pos tjerash Thaçi ka marrë mbështetjen e Andorrës në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, takova Sekretarin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen. E falënderova për mbështetjen e rëndësishme të OBI-t për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Mbrëmë, po ashtu takova edhe kryeministrin e Andorrës, Antoni Martín. Kosova mirëpret përkrahjen e vazhdueshme të Andorrës për anëtarësimin e shtetit tonë në organizata të rëndësishme ndërkombëtare. HTH
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...