Në agjendën e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi për nesër parashihen tri takimi me kryeministrin Ramush Haradinaj.
I pari do të ndodh në orën 11:00, ku presidenti Thaçi, do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Takimi i dytë Thaçi-Haradinaj do të zhvillohet në orën 12:00, ku presidenti Thaçi pret kryeministrin Haradinaj, i cili do e dorëzojë raportin e punës 100 ditore të Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa, takimi i tretë president-kryeministër do të zhvillohet në orën 16:00, ku presidenti Thaçi do të marrë pjesë në pritjen e fundvitit të kryeministrit Haradinaj./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç