Thaçi dënon sulmet në ambasadën amerikane në Bagdad

12:48 | 27 Janar 2020
M. A.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit në Ambasadën e SHBA-ve në Irak.

Përmes një shkrimi në Twitter, ai tha se dënon fuqishëm sulmet ndaj kompleksit të ambasadës amerikane në Bagdad nga milicia e mbështetur nga Irani.

“Ne qëndrojmë pranë SHBA-ve dhe i bëjmë thirrje Iranit që të ndalojë sulmet dhe të negociojë për të gjetur një zgjidhje paqësore”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme