Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar sa i përket dëmtimit të varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit duke e quajtur një akt të ulët dhe të papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike.
Thaçi përmes një shkrimi në facebook ka thënë se si president i vendit e dënon ashpër këtë veprim të ulët ndërsa ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të hetojnë rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë.
Postimi i tij plotë:
Dëmtimi i varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit është një akt i ultë dhe i papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike. Si president i vendit e dënoj ashpër këtë veprim të ulët dhe kërkoj nga Policia e Kosovës që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë. Komunitetet janë pasuri e Republikës së Kosovës. Harmonia ndëretnike është shembull për gjithë rajonin dhe nuk e lejojmë askënd që ta prishë atë! HTH/arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...