Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se Demarkacioni do të miratohet javën e ardhshme dhe se pret nga BE që të liroj Kosovën nga izolimi.
Thaçi këtë deklaratë e bëri gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker pas takimit me të dhe Mogherinin e Hahn, shkruan Arbresh.info.
Thaçi tha se as sot Marrëveshje me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare nuk u arrit të ratifikohet në Kuvend mirëpo ka shprehur bindjen se kjo do të ndodh së shpejti.
“Diskutuam edhe për çështjen tjetër, liberalizimin e vizave. Besoj se të gjithë e kemi të qartë se sot Kuvendi i Kosovës nuk arriti të ratifikoj marrëveshjen. Jam i bindur që marrëveshja do të ratifikohet ditëve të ardhshme dhe në momentin që do të ndodh jam i bindur se presidenti Junker dhe BE do t’i japin fund izolimit tonë”, ka thënë Thaçi.
Ai tha se detyrë e Kosovës është që të siguroj statusin e vendit kandidat për BE dhe se Kosova është e përcaktuar për bashkëpunim fqinjësor me Serbinë./Arbresh.info
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...