Google ADS

Thaçi: Demarkacioni me Malin e Zi, është çështje e mbyllur për SHBA-në

21:30 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi thotë se SHBA’të kanë kërkuar që demarkacioni me Malin e Zi të zgjidhet sa më shpejt.

Thotë se Kosovës i duhet lëvizja e lirë dhe ky proces nuk duhet të jetë pengesë për një gjë të tillë.

“Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që Kosova ta përmbyll sa më shpejt çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, marrëveshje kjo tani më që është nënshkruar në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe është ratifikuar nga Mali i Zi. Për SHBA’të kjo çështje është e përmbyllur dhe kërkojnë prej neve, prej parlamentit të Kosovës që ta përmbyllim sa më shpejt në mënyrë që të lëvizim drejt progresit europian në veçanti drejt liberalizimit të vizave”, tha Thaçi.

http://www.dailymotion.com/video/x62wlgj

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme