Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se zyra ligjore e tij dhe e Kuvendit po koordinohen për dekretin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Ai në një konferencë për medie shtoi se shpallja e kësaj gjendje do të bëhet për të parandaluar përhapjen e virusit korona, shkruan arbresh.info.
“Ne jemi të vetëdijshëm se jetojmë në epiqendrën e virusit korona, në Evropë, dua të theksoj se zyra ligjore e presidentit dhe zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës janë duke u koordinuar që të finalizohet procesi i dekretit të presidentit për ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore, institucionale për preventimin dhe parandalimin e kësaj gjendje në Kosovë”, ka thënë ai.
I pari i vendit ka shtuar se dekreti parasheh gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë.
“Në minutat vijues do të informoheni në detaje për përmbajtjen de dekretit që përfshin, gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë periudhën e Kosovës për 30 ditë me mundësi vazhdimi apo shkurti, me qëllim të parandalimin të përhapjes së COVIT 19, gjithashtu urdhërohet edhe FSK të ndihmoj në këtë gjendje”, ka shtuar ai.
Thaçi këto deklarime i bëri pas takimit me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Naser Ramadani.
Ai tha se nga Ramadani u njoftua për gjenden momentale.
“U takova dhe u informova përsëri me drejtoni e IKSH-së për gjendjen reale, puna e mjekëve është shembull për rajonin, ishte edhe konstatim I përbashkët se menaxhimin më të mirë të situatës së krijuar mund ta bëjnë vet qytetarët”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA