Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetë vjetorit të pavarësisë ish shefin e diplomacisë franceze dhe ish shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner, shkruan arbresh.info.
Ai këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një statusi në profilin e tij në facebook.
Presidenti Thaçi ka shkruar se me Kushneri-in, sot, 19 vjet më vonë, u pajtuam që shtetndërtimi ishte i suksesshëm, derisa të ardhmen duhet ta ndërtojmë mbi bazën e sukseseve të së kaluarës.
Ky është statusi i tij i plotë në facebook:
“Me ish shefin e diplomacisë franceze dhe ish shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner kujtuam periudhën e pasluftës dhe të shtetndërtimit në Kosovës.
Me shumë sakrificë, ndërtuam institucionet mbi rrënojat e luftës, krijuam parakushte për rimëkëmbje dhe menaxhuam situatën e sigurisë.
Sot, 19 vjet më vonë, u pajtuam që shtetndërtimi ishte i suksesshëm, derisa të ardhmen duhet ta ndërtojmë mbi bazën e sukseseve të së kaluarës.
Për këtë kontribut, mikun tim dhe të Kosovës, Bernard Kushner e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. HTH”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familje...
Lushtaku: Baca Haxhi mbeti krenar për kontributin e djalit t...
Trump dëbon qindra emigrantë, anëtarë të bandave, transferoh...
Edi Rama: Baba iku krenar Hashim
Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt ...
Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Endrit Thaçi: Baci i mbylli sy...