Thaçi dekoron Bujar Dugollin me Medaljen Presidenciale të dhjetëvjetorit të pavarësisë

10:05 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka dekoruar Bujar Dugollin me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

“Për kontributin e tij si Kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve, si pjesë e Konferencës së Parisit më 1999 dhe për punën e tij akademike, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë edhe Bujar Dugollin. Lëvizja studentore kontribuoi shumë në ngritjen e motivit dhe mobilizimin e studentëve për t’iu bashkuar luftës çlirimtare. HTH”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme