Google ADS

Thaçi cakton orën e takimit pa u dakorduar, Kurti e refuzon ftesën

22:53 | 8 Mars 2020
Arbresh Info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të pranojë ftesën e presidentit, Hashim Thaçi, për takim me liderë.

Thaçi u ka dërguar ftesa të gjithë liderëve për takim të hënën, në mënyrë që të koordinohen për çështje me interes nacional.

Ai e kishte ftuar Kurtin për takim në orën 13:00 pa u dakorduar së pari me të.

Në agjendën e kryeministrit për nesër nuk figuron askund takimi me presidentin.

Kurti do të marrë pjesë në seancën e veçantë të Kuvendit, për ditën e gruas ku deputetëve do i drejtohet Vasfije Krasniqi-Goodman.

Pastaj në orën 14:00, Kurti do të presë në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN.

Ndryshe, Thaci ka paralajmëruar takim me të gjithë liderët pas kthimit nga SHBA’ja ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq, në Shtëpinë e Bardhë.

Po ashtu, Kurti ka kohë që kërkon takim me presidentin që prej se e publikoi një marrëveshje të tij me NATO’m në vitin 2013, në kohën sa Thaci ishte kryeministër.

Kurti dhe Thaçi janë takuar vetëm një herë, pasi ky i pari fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, në zyrën e presidentit, Takimi zgjati vetëm 4 minuta.

Kjo është agjenda e plotë e Kurtit për nesër:

NJOFTIM PËR MEDIA

Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 09.03.2020

  1. Kryeministri Albin Kurti pret në takim z. Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF)

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 10:30

  1. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në seancën e KuvenditVENDI: Kuvendi i Kosovës
    KOHA: 11:00
  2. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në ZKMVENDI: Ndërtesa e Qeverisë
    KOHA: 14:00 4. Kryeministri Albin Kurti pret në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN

    VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
    KOHA: 15:30​

Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik
Zyra e Kryeministrit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme