Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Bruksel ka deklaruar për televizionin publik të Kosovës se nuk do të ketë liberalizim të vizave pa ratifikim të demarkacionit. Ndërkaq, deklaroi se Kuvendi i Kosovës duhet menjëherë të marrë vendimin për krijimin e Forcave të Armatosura.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme që të ruhet agjenda evropiane për Kosovën. Ai tha se ndjehet mirë që përfaqëson qytetarët më pro-evropianë, derisa shprehu shqetësimin për mosrealizimin e vizave.
“BE ka vënë si standard liberalizimin e vizave me ratifikimin e demarkacionit”, tha ai duke fajësuar deputetët e Kuvendit për vonesa të tilla.
“Mosliberalizimi i vizave është peng i deputetëve që nuk po e votojnë demarkacionin. Pa ratifikim të demarkacionit nuk do të ketë liberalizim të vizave. Qytetarët vazhdojnë të jenë të ndëshkuar për lëvizje të lirë nga mos votimi i deputetëve. Definitishfivsht ratifikimi duhet të ndodhë në të kundërtën do të shtyhet liberalizimi i vizave. Nëse ratifikimi do të ndodhë këtë muaj, atëherë sigurisht menjëherë do të ketë edhe liberalizim, por nëse kjo vonohet edhe 2 -3 vjet, atëherë edhe liberalizimi do të shtyhet edhe për 2 apo 3 vjet tjera”, tha ai.
Presidenti Thaçi porositi deputetët e Kuvendit që t’i vënë interesat e shtetit para atyre partiake.
“Ata që s’po e votojnë demarkaciomnin, ata vet i kanë vizat, por në këtë mënyrë po ndëshkohen qytetarët”, tha ai.
Kujtojmë se opozita dhe ekspertë të fushës kanë deklaruar vazhdimisht se me mënyrën se si është demarkuar kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi, vendi hup mijëra hektarë tokë. Nënshkrimin në ata marrëveshje mes palëve e ka vënë Thaçi në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme.
I pari i shtetit, foli edhe për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ai tha se nuk ka kohë që të humbët për këtë çështje dhe sipas tij, Kuvendi i Kosovës menjëherë duhet të marrë vendimin për krijimin e ushtrisë së Kosovës.
“Është mirë që sot ka ndodhur diskutimi në Kuvendin e Kosovës për krijimin e ushtrisë, por nuk duhet të politizohet kjo çështje. Por, nevojitet vendimi i Kuvendit për formimin e Forcave të Armatosura. Të shkohet në votim dhe jo polarizim, dhe kjo çështje ka mundur të përfundojë qysh në vitin 2014, por meqënëse nuk ka ndodhur tash nuk ka kohë të humbet asnjë ditë, e lërë më javë apo muaj”, tha Thaçi.
Sipas tij, janë shterur të gjitha mundësitë për ta bindur Listën Serbe për votim të Ushtrisë së Kosovës.
“Për fat të keq ata janë të ndikuar nga Beogradi dhe nuk mund ta presim disponimin e Serbisë për t’i themeluar Forcat e Armatosura, sepse ata kurrë nuk disponohen për ta formuar Kosova ushtrinë”, ka deklaruar presidenti Thaçi.
Sipas tij, Kosova duhet bëjë përpjekjet e fundit për ta bindur Listën Serbe, por nëse jo, atëherë të shkohet në ndryshime ligjore dhe FSK të ketë mandat dhe mision ushtarak.
Gjatë gjithë mandatit të tij si kryeministër i vendit, Thaçi kishte premtuar vazhdimisht themelimin e FAK-ut, por nuk arriti ta realizojë.
Ai ka folur edhe për mbetjen e Haradinajt në Francë, duke përmendur se institucionet e Kosovës kanë bërë atë që kanë mundur të bëjnë, madje tha se kanë bërë maksimalen.
“Në anën tjetër janë procedurat e gjykatës franceze ato që janë, por drejtësia do të ngadhënjejë. Në të gjitha takimet që kam pasur në Bruksel kam theksuar se duhet bëhet presion më i madh të Serbia nga ana e BE-së që të tërhiqen të gjitha fletarrestet e lëshuara nga politika e Sllobodan Millosheviqit”, tha në fund Thaçi.
Rama paralajmëron takimin me shqiptarët në Selanik: Do të ri...
Të dielën protestohet në Medvegjë me moton “Kthema adresën”
Zbardhet lista e Dardanëve të rinj për turneun kualifikues p...
142 aksidente trafiku në rajonin e Ferizajt gjatë muajit tet...
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja marrin në menaxhim pronat e...
Arrestimet e fundit nga policia, Sveçla: Bilanc i një pune t...