Google ADS

Thaçi bën homazhe tek shtatorja e heroit Zahit Pajaziti

11:03 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajazitit më rastin e 21 vjetorit të vrasjes së tij, raporton arbresh.info.

Ai tha se gjithmonë kujtojmë heronjtë e kombit dhe komandatët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Si gjithmonë edhe sot kujtojmë respektin më të lartë të heronjëve të kombit, komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullau dhe të gjithë luftëtaret e tyre të rënë për lirinë e Kosovës”, tha Thaçi.

Po ashtu ai tha rënia e këtyre heronjëve bëri një kthesë për bashkësinë ndërkombëtare.

“ Rënia e këtyre heronjëve të kombit dhe  komandantëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëri kthesën e madhe për lëvizjen kombëtare të Kosovës , por edhe tek bashkësia ndërkombëtare se në Kosovë po fillon një etapë e re një etapë e rezistencës së armatosur masive”, u shpreh ai.

Sipas tij sot kujtojmë më epitetin më të lartë institucional të shtetit të Kosovës.

“Prandaj sot kujtojmë epitetin më të lartë institucionet e shtetit të Kosovës dhe i gjithë kombi i Kosovës. Këta tre heronjë të Kosovës që me sakrificën e tyre e masivizuar me rezistencë sollën unitet qytetarë dhe vëmendje ndërkombëtare për Kosovën”, tha Thaçi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme