Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, është çështje e brendshme e Kosovës dhe shpreson që Kuvendi në ditët e ardhme do të ratifikojë demarkacionin, kurse, Brukseli të lëvizë sa i përket liberalizimit të vizave.
Thaçi në samitin e komisioneve për Punë të Jashtme i parlamenteve të shteteve të Evropës, ka thënë se këto ditë shënuan 9 vjetorin e shpalljes së shtetit të Kosovës, dhe presin njohje të reja.
“Për fat të keq Rusia vazhdon të vëjë veto në Këshillin e Sigurimit për pavarësinë e Kosovës. Kosova nuk ka asgjë të keqe me Rusinë. Moska raportet me Kosovën duhet t’i sheh përtej raportit dhe interesit me Serbinë, edhe sot ftoj Moskën ta njoh Kosovën”, tha ai.
Ai shtoi se kanë qenë pa kompronis në luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit, ndërkohë, po punohet maksimalisht që edhe për Kosovën të ndodhë liberalizimi.
“Ka shumë skepticizëm për projektin e BE dhe nga shtetet anëtare. BE rrezikon të kthehet në institucion burokratik, lihet përshtypja se në BE nuk ka lidership dhe vizion për zgjerim”, tha ai
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...