Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është i shëmtuar fakti që një i dënuar për krime lufte kundër njerëzimit do të ligjëroj në akademinë ushtarake të Serbisë.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se ai do t’i mësoj gjeneratat e ardhshme jo vetëm se si t’i urrejnë popujtë tjerë jo serbë në Ballkan por edhe si ta urrejnë NATO-n dhe BE-në, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, për këtë do të duhej të reagonte edhe BE me shtetet anëtare.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Nuk është çudi për askënd në Serbi, por do të duhej të ishte shqetësuese për çdokënd në BE-ne dhe shtetet anëtare të saj.
Nuk e paragjykoj reagimin e BE-së dhe me vëmendje dhe durim do ta pres një të tillë. Por nuk e di çfarë ka më të shëmtuar se fakti që një i dënuar për krime lufte kundër njerëzimit, do ligjëroj në akademinë ushtarake të Serbisë.
Ai do të ligjërojë me krenari për strategjitë dhe metodat moderne që regjimi i tij dhe vetë ai, ka përdorur gjatë shekullit të kaluar në përpjekjet e tyre për spastrim etnik në Kosovë.
Ai do t’i mësojë gjeneratat e ardhshme jo vetëm si t’i urrejnë popujt tjerë jo serbë në Ballkan, por si ta urrejnë edhe NATO-n dhe BE-në.
Pra, ligjëruesi do të kujdeset që dijen dhe përvojën e tij kriminale dhe gjenocidiale ta përçojë tek gjenerata e ardhshme.
Tani mbetet të shihet se si do ta përshpejtojë apo ngadalësojë një veprim i tillë anëtarësimin e Serbisë në BE! HTH
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...