Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot e ka autorizuar Ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, për nënshkrimin e dy marrëveshjeve të reja në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Marrëveshja e parë është për pjesëmarrje në programin e BE-së “Customs 2020”, kurse e dyta për pjesëmarrje në programin e BE-së “Fiscalis 2020”.
Në dy këto autorizime, ministri Bislimi autorizohet nga presidenti Thaçi, t’i kryejë veprimet e ndërlidhura për lidhjen e këtyre dy marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, shkruan Telegrafi.
Këto autorizime janë bërë në përputhje me funksionin kushtetues të presidentit Thaçi si udhëheqës i politikës së jashtme, në mbështetje të nenit 84 të Kushtetutës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 7 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht vendimet nr. 02/04 dhe 03/04 të datës 28 shkurt 2020.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...