Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se krijimi i një Asociacionit të komunave serbe në Kosovë do të ishte gabim i madh dhe nisje e shpërbërjes së shtetit nga brenda. Ai gjithsesi tha se nuk beson që ka deputet të Kosovës që e voton një Asociacion në Kuvend.
“Asociacioni nënkupton Republikën Serbe në Kosovë pa njohje”, tha ai.
“Është gabim i madh nëse tash diskutohet në Bruksel Asocacioni. Nuk është hatërmbetje. Pse të diskutohet për tokat tona brenda Kosovës me Serbinë. Është kanceri për shtetin e Kosovës. Asnjë njëri në tokën e Kosovës nuk ka të drejtë të diskutoj për Asocacionin. Ky që mendohet tash të krijohet nga BE’ja, është fillimi i zhbërjes së Kosovës nga brenda. Marrëveshjen që e kam nënshkruar unë ka kaluar në kuvend me dy të tretat. Nuk besoj që ka deputet në Kuvend që do të votojë një Asociacion në Kosovë”, shtoi Thaçi.
Ndërsa për Hotin ai i pati këto komente:
“Aktualisht është një stabilitet institucional. Është herë me dhënë vlerësim. Mirëpo i jap kredi për heqjen e taksës, që ka qenë pengesë”, përfundoi Presidenti i Kosovës.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...