“Sa më shpejtë që Serbia heq barrën e Kosovës, sa më shpejt që largohet nga miti për të kaluarën, është më mirë për ta. Normalisht që kjo do të thoshte që më shpejtë ecin ata dhe të gjithë drejt të ardhmes, drejt njohjes reciproke. Nuk ka asnjë lider serb që është aq patriot sa ta njohë Kosovën”
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë që nuk beson se Serbia ka lider të atyre përmasave që ta njohë realitetin Kosova shtet i pavarur dhe sovran, në mënyrë që, sipas tij, ta çlirojë shtetin e vet nga mitet dhe barra e Kosovës.
“Sa më shpejt që Serbia heq barrën e Kosovës, sa më shpejt që largohet nga miti për të kaluarën, është më mirë për ta. Normalisht që kjo do të thoshte që më shpejtë ecin ata dhe të gjithë drejt të ardhmes, drejt njohjes reciproke. Nuk ka asnjë lider serb që është aq patriot sa ta njohë Kosovën”.
Sa i përket vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimeve me zëvendëspresidentin Mike Pence dhe shefin e CIA, Mike Pompeo, ai në Zona e Debatit ka deklaruar se ato ishin takime për rikonfirmim të bashkëpunimit, sidomos në luftën kundër terrorizmit.
“Ka një traditë të bashkëpunimit të institucioneve të sigurisë me SHBA-në, ndaj edhe takimi me shefin e CIA nuk ka qenë as i pari, as nuk do të jetë i fundit. Ka qenë takim për rikonfirim të bashkëpunimit tonë. Tek e fundit agjenda e SHBA-së kundër terrorizmit është agjendë edhe e jona. Ne kemi qenë dhe mbetemi cak i elementëve terroristë. SHBA vazhdon të mbështesë punën dhe progresin tonë në luftën kundër terrorizmit”.
“Rusia nuk ka ndonjë ndikim në Kosovë, por nuk mund të themi që nuk ka ndikim në Ballkanin Perëndimor, përmes presionit në forma të ndryshme. Njerëzit në Kosovë janë më luajalë me Bashkimin Evropian, më pro-amerikanë në botë dhe më pro-NATO se plot shtete anëtare. Për më tepër, nuk dua ta shoh Rusinë vetëm nga prizmi armiqësor, sepse ajo ka qenë pjesëmarrëse edhe në Rambuje, edhe në Vjenë, edhe në disa procese. Rusia asnjë të keqe nuk ia ka bërë Kosovës, historikisht. Njohja e Kosovës nga Rusia do ta ndihmonte Serbinë të largohej më shpejt nga mitet e së shkuarës”.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...