Google ADS

Thaçi: Askush në Bruksel nuk mërzitet që ne mbesim të izoluar

21:42 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova duhet të gjejë rrugë më të shpejtë për të dalë nga izolimi që po i bënë BE me vizat.

Thaçi tha gjatë një interviste për Klan Kosova se Brukseli e ka vënë Kosovën në kurth pasi e ka ditur që Kuvendi i Kosovës nuk i ka 2/3 e votave për ta miratuar demarkacionin, shkruan arbresh.info.

“Çështja e demarkacionit ka qenë një kurth sepse ata e kanë ditë shumë mirë që ne nuk i kemi 2/3 e votave në Kuvend. Unë si kryeministër jam pritur në Bashkimin Evropian me flamur të Kosovës ndërkaq tani nuk pritet askush ashtu. Tash sikur kamuflojnë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane. Duhet të gjejmë rrugë më të shpejta për liberalizimin e vizave. Pas zgjedhjeve duhet të ulet spektri politik dhe të diskutoj për këtë. Askush nuk Bruksel nuk mërzitet pse ne mbesim prapa në këtë drejtim”, është shprehur Thaçi.

Sipas tij, është e çuditshme se si Brukseli i jep kritikat presidentit amerikan Donald Trump për kufirin me Meksikën ndërkohë që, siç tha, vetë vë kufij mental./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme