Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, duke folur për dialogun me Serbinë ka thënë se mes Presidentit Thaçi e Albin Kurtit, procesin e dialogut do t’ia besonte më shumë këtij të fundit.
“Prirja e parë që ka me thanë është Albin Kurti. Dmth, nuk ke se si e mendon ndryshe”, ka theksuar Molliqaj.
Ndër të tjera, Molliqaj ka kërkuar të dijë rreth platformës që udhëheqësit kosovarë, do t’ua shtronin gjatë dialogut.“Më shumë se sa çështje e besimit, kisha deshtë edhe prej Kurtit e cilit do tjetër me ditë, cila është platforma që duhet me e negociuar me Serbinë.
Serbia i ka dorëzuar tri oferta si platforma për dialogun që ka me vazhdua, Kosova asnjë platformë nuk e ka dorëzuar në institucionet relevante”, ka thënë Molliqaj në RTV Dukagjini.
Molliqaj, gjatë debatit ka folur edhe për rëndësinë e miratimit të rezolutës për hapjen e kufirit dhe heqjen e roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...