Thaçi: Anton Quni gjatë luftës ka qenë i paguar dhe ka qëndruar në Shqipëri

16:16 | 26 Prill 2019
Arbresh.info

Edhe pse presidenti, Hashim Thaçi është ftuar në komisionin Hetimor për rastin e gylenistët, raportimi ka marrë tërësisht kahje tjetër.

Anëtarët e Komisionit kanë nis të flasin për luftën e UÇK-së, shkruan arbresh.info.

Fillimisht përfaqësuesi i PDK-së, Hajdar Beqa i është drejtuar përfaqësuesit të LDK-së, Anton Qunit me fjalët “nuk ke qenë në asnjëherë në luftë”.

E këtu është lidhur edhe presidenti Thaçi i cili i ka thënë Qunit se ka qenë i paguar gjatë luftës dhe ka qëndruar në Shqipëri.

“Kur flet për luftë mos i djegësit, ti në luftë ke qenë në fund, një këmbë e ke pas në Kosovë e një në Shqipëri ke qenë i paguar dhe ke qenë mercenuar i paguar për të luftuar por nuk ke qenë luftarë çlirimtar”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe në këtë mbledhje ishte paraparë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të raportojnë para Komisionit për rastin gylenistëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme