Deputetja e PDK-së Evgjeni Thaçi – Dragusha, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për ndotjen e ajrit në Prishtinë tha se tema që po diskutohet sot është një ndër më të rëndësishmet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Problemin e ndotjes së ajrit e kemi me dekada. Nuk nevojitet të jemi ekspertë për të kuptuar se në çfarë gjendje është ndotja e ajrit në Kosovë. Fatkeqësisht u dashtë Ambasada Amerikane të vendos matësit e ajrit e ne të shohim çfarë ajri po marrim”, ka thënë ajo.
Sipas saj masat e përkohshme janë të domosdoshme njëjtë sikur edhe ato afatgjata.
“Duhet të fillohet me vetëdijesimin e qytetarëve e sidomos gjeneratave të reja e kjo duhet të bëhet nëpër shkolla, energjia alternative të përkrahet, duhet të mendojmë se si ta modernizojmë trafikun urban me një fjalë t’i mbajmë premtimet elektorale”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...