Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin e parlamentit të Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se parlamenti i Maqedonisë me këtë veprim dëshmoi vizion dhe vetëdije të lartë.
Ai tutje ka thënë se viti 2019 duhet të jetë vit i vendimeve të mëdha edhe për Kosovën.
Sipas tij, ky vit duhet të jetë ai në të cilin do të përmbyllet edhe konflikti shekullor mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dëshmoi guxim, vizion dhe vetëdije të lartë, duke votuar për ndryshimet kushtetuese të parapara me Marrëveshjen e Prespës, që shënojnë hapin final drejt ndryshimit të emrit të vendit. Vendimi i tyre nuk ka qenë fare i lehtë, as popullor, por ishte vendim i duhur, i cili tejkalon interesat partiake për shtetin dhe qytetarët.
Republika e Maqedonisë apo Maqedonia Veriore, siç do të quhet tash, bëri një hap të madh përpara, duke i hapur perspektivë stabilitetit politik, vazhdimit të reformave dhe integrimit të vendit në institucionet veriatlantike, për t’iu garantuar jetë më të mirë qytetarëve dhe brezave të rinj.
Viti 2019 duhet të jetë vit i vendimeve të mëdha edhe për Kosovën. Vit kur duhet të përmbyllet edhe konflikti shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...