Mustafa thotë se Osmani është ftuar në të gjitha mbledhjet e LDK’së Vjosa Osmani kishte votuar kundër formimit të Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti. E si duket, kjo ka ndikuar edhe në raportet mes institucioneve që udhëheqin këta të dy.
Osmani ka thënë të premten se ajo nuk ka marrë ftesë si Kryetare e Kuvendit, t’u bashkohet aktiviteteve të ndryshme të Qeverisë.
Ndërkaq, nga Zyra e Kryeministrit nuk janë përgjigjur se nëse kanë dërguar ftesa në drejtim të kryeparlamentares Osmani.
Kjo e fundit, thotë se për shkak të qëndrimeve të saj politike, nuk po ftohet as në mbledhjet e Kryesisë së LDK’së.
Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar i pari i kësaj partie, Isa Mustafa.
Në një përgjigje me shkrim për KTV’në ai ka thënë që Vjosa Osmani është ftuar në të gjitha mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm e të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Znj. Osmani është ftuar në të gjitha mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm (edhe në ato të mbajtura në distancë) dhe të Kryesisë. Mbledhje formale të Kryesisë të ngushtë nuk ka, sepse s’ka Kryesi të ngushtë. Unë praktikoj të mbaj konsulta me nënkryetarë, veç e veç dhe me disa nga ata, varësisht nga temat, por jo mbledhje”, ka thënë Mustafa.
Osmani madje ka thënë që është diskutuar edhe për përjashtimin e saj nga partia. Gjë të cilën e ka mohuar Mustafa.
“Nuk është diskutuar për përjashtim të askujt, por është diskutuar për faktin se disa anëtarë të LDK’së që kanë pozita në LDK, po veprojnë kundër vendimeve dhe qëndrimeve të organeve të LDK’së”, ka thënë tutje ai.
Vjosa Osmani po ashtu ka shtuar se nuk është kundër një qeverie të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po është kundër asaj që formohet me ndihmën e presidentit Hashim Thaçi.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...