Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të jetë i hapur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka thënë se zgjerimi i BE-së nuk duhet të vihet në dyshim. Kur ka folur për Kosovën në Forumin e Budvës, “To be Secure” (2BS), presidenti Thaçi ka thënë se Kosova ka treguar vullnet dhe angazhim në procesin e bisedimeve në Bruksel dhe posaçërisht me votimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, transmeton REL.
“Së këndejmi, ne si Kosovë, nëse do t’i nënshtroheshim logjikës së populizmit, nuk do të angazhoheshim në dialog me Serbinë. Pra, nuk do të punonim në drejtim të një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtim me Serbinë. Po të përfilleshin ndjenjat populiste, demarkacioni i kufirit midis Kosovë dhe Malit të Zi nuk do të kishte kaluar kurrë në Kuvend”, thuhet në fjalimin e presidentit Thaçi.
Thaçi ka thënë se BE-ja duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje trajtimit të krizave ekonomike, migracionit dhe qasjes ndaj politikave të zgjerimit.
Sipas presidentit Thaçi, shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë zbatimin e reformave ekonomike dhe të përmirësojnë bashkëpunimin në çështjet e brendshme dhe të sigurisë për të parandaluar migracionin e paligjshëm.
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...