Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka asnjë koment për deklaratat e fundit të Teuta Rugovës, por thotë se ajo mundësinë më të mirë që ta dëshmojë se qëndron prapa LDK-së e ka në seancën konstituive të tre gushtit.
“Besoj që Teuta Rugova rastin më të mirë për t’ia sqaruar elektoratit që qëndron prapa LDK-së dhe se në asnjë mënyrë nuk do të votojë kundër qëndrimeve të partisë është pikërisht seanca e 3 gushtit”, tha Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës.
Sipas saj, koalicioni i fundit që LDK kishte bërë me PDK-në, nuk është që nuk e kishte dëmtuar LDK-në, porse shumica prej tyre që e kishin kundërshtuar e që më pas ishin bërë pjesë e këtij koalicioni, e kishin bërë këtë pikërisht për shkak të respektimit të vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm, porse më pas ishin ndëshkuar nga elektorati.
Ajo bëri të ditur që deputetët përgjigjien më të mirë do ta marrin nga elektorati nëse vullnetin e LDK-së e orientojnë diku tjetër.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...