Teuta Haxhiu deputete e AAK-së në emër të Grupit Parlamentar foli për ligjin e viteve të 90-ta për punëtorët e arsimit duke thënë se grevat që janë organizuar kohëve të fundit nuk janë në interes të askujt por arsimin duhet lënë jashtë politikës, përcjell arbresh.info.
“E lus qeverinë që ti jep fund nënshkrimeve të kontratave dhe të sjell ligjin e viteve 90 në Kuvend dhe mos ta lëmë më arsimin me probleme”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka folur edhe për ndërprerjen e energjisë elektrike duke përmendur disa fshatra të Gjakovës duke thënë se ky sistem dhe shtyllat gjithandej të rrëzuara mbesin me muaj të tërë ashtu dhe nuk rregullohen.
“Faturat e rrymës kërkohen të paguhen më afate kohore dhe për këtë lus të mos kemi probleme të tilla. Të dyja temat nuk janë larg njëra tjetrës”, ka thënë ajo.
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...