Tetova nderon Epopenë e UÇK-së

22:59 | 7 Mars 2023
E.H

Edhe në Tetovë u mbajt Akademi përkujtimore në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë akademi të organizuar nga Komuna e Tetovës, morën pjesë edhe udhëheqës të pushtetit lokal dhe qendror nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 28 Nëntori i vitit 1912 janë ditët më të rëndësishme të kombit shqiptar”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Akademinë përkujtimore që u mbajt në Tetovë, në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton rtk.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se Epopeja e UÇK-së shënon fillimin e një epoke të re për çlirimin e Kosovës.

Në emër të familjes Jashari, të pranishmit i përshëndeti djali i komandantit legjendar, Lulzim Jashari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme