Meqë ditët po ecin dhe po afrohet koha e zgjedhjeve lokale, LDK ka filluar të lëvizë.
Ministri i LDK-së në largim i Financave, Avdullah Hoti ka shpërndarë disa fotografi ku shihen punimet që po bëhen në rrugën Kramovik-Ratkoc-Xërxë, transmeton Indeksonline.
E për këtë, falenderues është treguar dega e LDK-së në Ratkoc të Rahovecit.
“Janë duke vazhduar punimet në asfaltimin e rrugës Kramovik-Ratkoc-Xërxë.
Në periudhën e qeverisë Mustafa, Komuna e Rahovecit ka përfituar mbi 7 milion euro investime kapitale në fusha të ndryshme si në arsim, infrastukturë, sport, bujqësi dhe të tjera, pra janë investime që asnjëherë më parë nga qeveritë e kaluara nuk janë bërë në Rahovec.
Kjo përkrahje ka ardhur pikërisht nga mbështetja e Kryeministrit të vendit Isa Mustafa, në veqanti nga Ministri i Financave Prof. Avdullah Hoti dhe nga ministritë tjera përkatëse”, bëhet e ditur në një shkrim të degës së LDK-së në Ratkoc.
Ndërsa më poshtë gjeni footgrafitë që i ka bashkangjitur Hoti.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit