Google ADS

Tetë të lënduar në dy aksidente, pesë vetura të përfshira

10:49 | 16 Gusht 2021
arbresh.info

Tetë persona janë lënduar në dy aksidente të ndara në rajonin e Mitrovicës.

Njëri aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Zhabar të Mitrovicës, mbrëmjen e së dielës.

Në këto aksidente janë përfshirë pesë vetura.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

  • Rr. Rajonale, fsh. Novolan, Vushtrri, 15.08.2021 – 17:40. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur përderisa i dyshuari mashkull kosovar duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë humbë kontrollin dhe godet veturën tjetër, me ç’rast lëndime trupore pësojnë 4 viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë e më pas lirohen për në shtëpi. Rasti vazhdon të hetohet.
  • Fsh. Zhabar, Mitrovicë, 15.08.2021 – 20:50. Katër persona kosovarë, dy meshkuj dhe dy femra kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis tri veturave. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e çkyçjes së pasigurt të njërit nga drejtuesit. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme