Gjatë periudhën së pandemisë janë rritur edhe rastet e dhunës në familje në Kosovë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, janë raportuar 8 raste të dhunës në familje, transmeton arbresh.info.
Sipas PK-së, nga dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë, Lipjan e Gjakovë ndërsa nga një rast në Rahovec e Fushë Kosovë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj – i dyshuari mashkull kosovar, vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.”, njofton policia për rastin e dhunës në familje në Prishtinë.
Ndërsa në rastin tjetër, tre të dyshuar meshkuj kosovarë kishin sulmuar një anëtar tjetër të familjes.
“Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thotë Policia.
Policia e Kosovës gjithashtu njofton se edhe në Lipjan ka pasur dy raste të dhunës në familje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.“, njofton policia e Kosovës.
Gjithashtu raportohet se në Lipjan në një rast tjetër, burri ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
“ Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit e ka dëbuar atë nga shtëpia. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, njofton Policia.
Edhe në Gjakovë mbrëmë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ku në njërin rast djali ka kanosur babain e në rastin tjetër një femër është kanosur nga i dashuri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar (babain e tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.“, njofton policia.
“ Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raportin e policisë.
Raste të dhunës në familje ka pasur edhe në Fushë Kosovë ku vëllau ka rrahur vëllanë dhe në Rahovec ku një femër është kanosur nga i dashuri.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...