Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi të premten në Veternik mes një kamioni dhe shtatë veturave.
Policia njofton se tetë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Ndërsa ngasësi i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Veterrnik, Prishtinë 11.10.2024 – 14:30. Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak. Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?