Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti, i cili ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova të dielën rreth orës 08:10.
Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ka dhënë detaje shtesë të këtij aksidenti, duke bërë të ditur se tetë persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Arbresh.info.
Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e tretë të autostradës dhe sipas policisë deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit të njërës veturë, e cila ka goditur dy vetura të tjera në autostradë.
“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia godet dy vetura tjera. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë tetë persona kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente, kurse njëri për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin policor.
Rasti është nën hetime./Arbresh.info/
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...