Google ADS

Tetë persona të lënduar në aksidentet e të dielës

11:42 | 21 Qershor 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës raporton se tetë persona janë lënduar në aksidentet e së dielës.

Aksidentet me të lënduar raportohen në Fushë Kosovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren e Leposaviq.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fushë Kosovë  20.06.2021 ─ 19:01. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Rasti vazhdon të hetohet.

Fsh. Livoq, Gjilan, 20.06.2021 ─ 16:50. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksidentit  përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën emergjente në Gjilan e më pas është liruar për në shtëpi.

Fsh. Nerodime, Ferizaj, 20.06.2021 ─ 16:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar  aksidentin, duke u aksidentuar me motoçikletën të cilën ishte duke drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima i cili pas tretmanit mjekësor në emergjencë në Ferizaj, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rr. Reqanit, Prizren 20.06.2021 ─ 15:15. Vetura me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalur nga rruga dhe është përplasur bri rruge. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare pasagjere në veturë. E lënduara pas pranimit të ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi.

Rr. Hysni Morina, Prizren, 20.06.2021 ─ 15:00. Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi motoçikleta të cilën po e drejtonte ai është goditur nga një veturë në lëvize të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar.

Fsh. Klik, Leposaviq, 20.06.2021 -00:50 Dy vetura civile me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit dy drejtuesit e veturave kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme