Tetë komuna në Kosovë pritet të përfitojnë nga një projekt i ri i asistencës teknike nga BE-ja për ngrohjen qendrore, me vlerë 2 milionë euro.
Siç njofton Zyra e BE-së në Kosovë, në fazën e parë do të përgatitet një studim fizibiliteti për ngrohjen qendrore që bazohet në energji të rinovueshme për Gjilanin, Ferizajn, Prizrenin, Pejën, Drenasin, Kastriotin, Mitrovicën dhe Zveçanin.
Qytetarët e këtyre komunave pritet të përfitojnë nga sistemet efikase të ngrohjes qendrore që përdorin burime primare të energjisë që është miqësore me mjedisin dhe që përveç sigurimit të ngrohjes së së sigurt, ndihmon në përmirësimin e cilësisë së ajrit, shëndetin publik dhe në kursimin e energjisë.
“Sistemet aktuale të ngrohjes nuk janë të përshtatshme për ndërtesat kolektive të banimit dhe të sektorit të shërbimeve. Ato kanë ndikim negativ si në cilësinë e ajrit ashtu edhe në shëndetin publik”, thotë BE./arbresh.info/
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...