Google ADS

Testimi i Unazës njëkahëshe përfundon sot në orën 17:00

16:09 | 24 Prill 2022
A. B.

Testimi i Unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00.

Njoftimin e  ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, përmes së cilit falënderoi qytetarët për durimin dhe ndihmën.

“Testimi i Unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00. Ju falënderojmë për durimin dhe ndihmën e juaj gjatë këtyre dy ditëve testuese”, thuhet në njoftim.

Tutje, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do t’i analizojnë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme