Dje ka nisur për të tretën herë me radhë testimi i qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës.
Testimi do të vazhdojë deri të dielën, por me të nisur ka shkaktuar kaos të madh në komunikacion.
Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama falënderoi të gjithë qytetarët për durimin.
Ky testim sipas Ramës dhe testimet e mëparshme janë bërë më qëllime të mira, për qytetarët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera.
Rama ka besim të plot që së bashku do të ia dalin ta transformojnë Prishtinën.
Testimi do të jetë edhe sot, dhe mbetet të shihet nëse do të ketë po të njëjtën tollovi në komunikacion si gjatë ditës së djeshme. /arbresh.info/
lexo edhe:
Rama për testimin e qarkores: Faleminderit për durimin që treguat sot
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...