Google ADS

Testi PISA – Kosova renditet e 77-ta për shkencë, Nagavci i quan rezultate të pritshme

12:27 | 5 Dhjetor 2023
A Z

Kosova në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022 ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se këto kanë qenë rezultate të pritshme duke pasur parasysh problemet me mësimin gjatë pandemisë.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit ka thënë se ka rënie të pikëve në fusha të ndryshme nga 12 deri në 6 pikë në krahasim me testin e vitit 2018, kur PISA u mbajt për herë të fundit.

“Në testin pista nga Kosova  kanë marruar pjesë gjithsej 6 mijë 27 nxënëse nga 220 shkolla, rezultatet të cilat janë bërë publike sot kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh që u organizua në pranverë  te vitit 2022 kemi pasur një situate menjëherë pas pandemisë kur mësimi u zhvilluar nga distanca dhe me ndërprerje ka qenë e pritshme edhe nga raportet vendore por edhe nga studimet e ndryshme ndërkombëtare për shkak të situatës së pandemisë nxënësit kanë pasur rënie dhe këto janë studiuar më testime të ndryshme, të vedijshëm për humbjet e shkaktuara nga pandemia më të marrë detyrën kemi bere edhe mësimin shtesë për fëmijët tonë, jo të gjitha komunat e kanë plotësuar”.

“Nga rezultatet në testin PISA në matematik në dallime gjinore sipas rezultateve në matematik 9 pikë është në favor të djemve ndërkaq në lexim vajzat kanë performancë më të lartë prej 25 pikë po ashtu edhe në shkencë kanë performancë më të lartë prej 6 pikë, sa i përket shteteve të tjera në pista këtë vite Singapori, Ranka dhe Japonia, rezultatet më të ultë janë Maroko, Kosova radhitet e 76 nga 80 vende pjesëmarrëse më 382 pikë, Kosova në shkencë radhitet 357 pikë”./eo

Të ngjashme