Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se ka nënshkruar kontrata për projektin “e–testimi”, në mes të kompaninë “PBC” me anë së cilës parashihet kalimi i mbajtjes së provimit teorik për patentë shofer nga forma manuale e deri tanishme, në atë elektronike.
Sipas kushteve të kontratës kompania përfituese e tenderit në afat prej tre muajsh nga dita e nënshkrimit të kontratës është e obliguar që të paraqesë aplikacionin e kompletuar dhe më pas të fillojë me fazën e pilot-projektit, e cila fazë do të realizohet për tre muaj dhe nëse pilot projekti rezulton të jetë i suksesshëm do të bëhet shtrirja e aplikacionit në të gjitha Qendrat e Testimit.
Mirëmbajtja dhe garancioni është paraparë për një periudhë tri vjeçare. Çmimi i kontratës kap vlerën e 239 mijë e 898.98 euro.
Ky aplikacion do t’iu mundësojë kandidatëve të cilët i nënshtrohen provimit për patent shoferi në testimin teorik që në mënyrë elektronike (nëpërmes kompjuterit) të plotësojnë testin dhe të marrin rezultatin.
Aplikacioni do të përbehet nga një bankë e pyetjeve te cilat përzgjedhin nga vetë aplikacioni. Përmes këtij aplikacioni do të rritet cilësia e testimit, transparenca dhe efikasiteti, si në numrin e testimeve po ashtu edhe në dhënien e rezultatit.
Suspendohet një zyrtar policor, bashkë me tre persona patën ...
LVV dorëzon ankesë në PZAP: Certifikimi i Listës Serbe është...
Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes në kushte të mjegul...
Sara dhe Driloni bëjnë dush bashkë
Lajm i mirë për Barcelonën, rikthehet Yamal
SHBA, sanksione entiteteve ruse dhe iraniane të përfshira në...