Njohuritë e fituara gjatë nëntë viteve shkollim nga semimaturantët, u vunë në testim gjatë këtij muaji në dy ditë të ndryshme.
Por, që nga vendimi për nënshtrim të nxënësve në këtë test, përgjigjet e pyetjeve vazhdimisht kanë rrjedhur në rrjete sociale, raporton Arbresh.info.
Krahas kësaj, ashtu si çdo vit, ky testim u përcoll me kritika, ku u kërkua edhe pezullimi i tij.
Një nga zërat pro pezullimit të këtij testi është edhe njohësja e çështjeve në arsim, gazetarja. Salie Osmankaq.
Ajo tha se nuk duhet përjashtuar edhe shuarja e tërësishme e këtyre testeve.
“Të dy Testet Kombëtare: Ai i Arritshmërisë dhe ai i Maturës duhet të pezullohen që nga viti i ardhshëm shkollor, e deri në krijimin e rrethanave të reja për organizimin e tyre. Nuk duhet përjashtuar edhe shuarjen e tërësishme të këtyre testeve”, shkroi Osmankaq në Facebook.
Zgjidhje të vetme pezullimin me qëllim diskutimin dhe riformatimin e këtyre testimeve e sheh edhe Jeton Demiraj nga Këshilli i Prindërve.
Demiraj për Arbresh.info, tha se është gabim përsëritja e këtij testimi masiv me kaq shumë defekte.
“Pezullimi i këtyre teksteve, për t’i diskutuar gjerësisht dhe riformatuar është zgjidhja e vetme. Të përsërisësh për gjithë këto vjet një testim kaq masiv me kaq shumë defekte që nuk e kryen shërbimin për çka organizohet është gabim”, tha ai.
Demiraj e quajti mungesë të përgjegjshmërisë institucionale dhe të përgjegjshmërisë për mosdhënie të llogarisë për “dëmet që po i bëhen fëmijëve tanë me këto testime”
“Sikur e kemi deklaruar disa herë, testet nëpër shkolla (sidomos) duhet të kenë edhe qëllim të qartë të dobive që sjellin për të ardhmen e fëmijëve, ashtu edhe të mund të realizohen në përputhje me standardet më të larta etike dhe profesionale. Në secilën nga këto çështje këto teste kanë pikëpyetje serioze dhe më shumë po sjellin dëme, andaj janë të pakuptimta dhe de- motivuese për fëmijët”, tha Demiraj.
Tutje, ai paralajmëroi edhe iniciativa për bojkotimin e testeve të tilla vitin e ardhshëm.
“Nuk është larg mendsh që vitin e ardhshëm të ketë iniciativa për bojkotimin e tyre.”, tha Demiraj.
Arbresh.info u ka dërguar pyetje edhe Ministrisë së Arsimit në lidhje me këtë temë, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Ndryshe, këtë vit, testit të Arritshmërisë i janë nënshtruar 23 mijë nxënës të klasave të nënta. Testi ka qenë i ndarë në dy pjesë dhe në të dyja sipas njoftimeve të
MASHT-it ka pasur largime nga salla për shkak të përdorimit të telefonave.
Sipas njoftimit arritshmëria e përgjithshme ka qenë 52.1 % . Përqindja më e ulët sipas lëndëve ka qenë në Fizikë me 42.9 për qind, ndërkaq më e larta në gjuhën amtare, me 68 për qind./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...