Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se qytetarët që morën pjesë në atë çfarë u quajt ‘test-protestë’ respektuan të gjitha masat e institucioneve për frenimin e koronavirusit.
Ai ka thënë në Rubikon me Adriatik Kelmendin se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka organizuar këtë ‘test-protestë’, por e ka pranuar se në të kanë marrë pjesë aktivistë të kësaj partie.
“Ishte një provë apo instalacion, na thanë, ku duke respektuar distancën sociale të kërkuar dhe masat e tjera mbrojtëse individët demonstruan. Ishte një përzierje e madhe nga OJQ- të e ndryshme, por pashë edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje aty të cilët bënë një provë për protestën potenciale në të ardhmen”.
Por, a e bëri punën e saj Policia – a i kontrolloi të gjithë 500 qytetarët se a ishin në kohën e lejuar të lëvizjes, sipas numrit të parafundit të numrit personal?
“Sipas informatave që unë kam, Policia ka bërë verifikimet e nevojshme për çështjen e numrit të parafundit të numrit personal. Unë çfarë mund të them është se ka pasë edhe skena në televizion dhe janë parë policia duke e verifikuar numrin”.
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit