Sot, Grupi Respect Our Rights – ROR, do të mbaj aktivitetin kryesor të fushatës vetëdijësuese për mos diskriminim dhe parandalimin e përdhunimeve seksuale “Teshat nuk m’definojnë”, duke filluar nga ora 10:00.
Ky aktivitet përmban një instalacion i cili e përfaqëson zërin tonë në lidhje me ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve.
Përmes kësaj fushate, qëllimi ynë është që të mundohemi të rrisim vetëdijesimin e qytetarëve në lidhje me këto dukuri, qe të kemi mundësinë të sensibilizojmë institucionet dhe të thellojmë bashkëpunimin mes ROR-it, institucioneve shtetërore dhe vendimmarrëse.
Të pranishëm në këtë fushatë do të jenë: Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca; Ministrja e Drejtësisë . Albulena Haxhiu; zv.Ministrja e Arsimit, Edona Maloku Berdyna; Deputetë të Kuvendit të Kosovës; Komunës së Prishtinës, Policia e Kosovës, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, përfaqësues të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – SHBA, Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe Ambasadës se Holandës ne Kosovë.
Kjo fushatë realizohet në kuadër të programit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e tyre
“Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë, dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar. /arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...