Google ADS

Tërnava: Zoti na ndihmoftë në tejkalimin e kësaj gjendje!

17:31 | 26 Nëntor 2019
A. B.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka thënë se me shqetësim ka marrë lajmin për viktimat dhe të lënduarit nga pasojat e tërmetit të sotëm në Shqipëri.

Me këtë rast, Tërnava ka thënë se si Bashkësi Islame e Kosovës shprehin mbështetjen e gjithanshme duke u solidarizuar dhe e duke bashkëndjerë dhimbjen.

“Familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Zotin e Gjithëmëshirshëm që t’u lehtësoj dhimbjet, ndërsa të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka thënë Tërnava.

“Zoti na ndihmoftë në tejkalimin e kësaj gjendje!”, ka thënë tutje Tërnava.

Reagimi i plotë:

Me shqetësim të thellë mora lajmin për viktimat dhe të lënduarit nga pasojat e tërmetit të sotëm në Shqipëri i përcjell me dëme të mëdha në objekte banimi në disa lokalitete në Shqipëri.

Në këto momente të renda për vëllezërit tonë, shprehim mbështetjen tanë të gjithanshme duke u solidarizuar e duke bashkëndjerë dhimbjen.

Familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Zotin e Gjithëmëshirshëm që t’u lehtësoj dhimbjet, ndërsa të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë.

Apeloj tek qytetarët që të ruajnë qetësinë, e të mos krijojnë panik si dhe të ndihmojnë njëri – tjetrin.

Në rastet të tilla, solidariteti, ndihma dhe përkujdesi më ata që kanë pësuar është vepra e puna më e mirë që e do dhe urdhëron Zoti i Madhëruar.

Bashkësia Islame e Kosovës do të përcjell me vëmendje situatën e krijuar dhe me të gjitha kapacitetet, do jetë pranë vëllezërve dhe motrave në Shqipëri.

Zoti na ndihmoftë në tejkalimin e kësaj gjendje!

Myftiu i Kosovës

Naim ef. Tërnava

Të ngjashme