Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se nuk dëshiron të komentojë fare peticionin e disa anëtarëve të shoqërisë civile lidhur me kundërshtimin e tyre për projektin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Ka thënë se qëndron prapa deklarimeve që i ka dhënë në intervistën e fundit në RTK, ku ka thënë se xhamia do të ndërtohet pa leje nëse Komuna nuk e lëshon një dokument të tillë.
“Shikojeni intervistën e fundit në RTK. Të gjitha i kam sqaruar aty. Qëndroj prapa asaj që kam thënë në RTK”, ka thënë Tërnava, për Express, të shtunën.
Por, çka saktësisht kishte thënë Myftiu në RTK, më 21 qershor, të këtij viti?
Aty udhëheqësi i Bashkësisë Islame kishte paralajmëruar ndërtimin pa leje të xhamisë nëse Komuna e Prishtinës vazhdon të vonohet në dhënien e lejes.
“Andaj, neve, shumë shpejt do ta vijë dita që ne të dalim dhe ta nisim Xhaminë pa leje. Unë do t’i organizojë jam unë. Do të marrë përgjegjësi. Nëse dikush duhet të arrestohet jam unë. Nëse dikush kërkon përgjegjësi jam unë. Nuk dëshiroj që të shkojnë punët deri këtu”, kishte paralajmëruar Tërnava.
Ai kishte treguar se vonesat për ndërtimin e xhamisë po bëhen nga Komuna e Prishtinës pa asnjë arsyetim.
“Komuna duhet ta lëshojë lejen sa më shpejt. Thërras edhe një herë Komunën që të japë leje për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë. Bashkësia Islame e Kosovës nuk dëshiron që t’i bëjë keq vendit. Por, vetëm mirë. Nuk guxon askush që të na mbështetë për muri që ne pastaj të kërkojmë rrugë tjera për ndërtimin e xhamisë. Xhamia do të ndërtohet. Do të ndërtohet dhe shumë shpejt do të fillojë puna. Qe pesë vjet kërkoj të jipet leje për ndërtimin e xhamisë. Projekti është kryer është dorëzuar në Komunë. Por, nuk po jepet leja”, ka thënë ai.
“Xhamia e Madhe është gjynah, mëkat, padrejtësi që deri më sot nuk është nisur të ndërtohet. Donacioni është komplet. Do ta ndërtojë Bashkësia Islame e Turiqisë, ajo që po e ndërton në Tiranë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, disa anëtarë të shoqërisë civile, të afërte me Kryetarin e Prishtinës, kanë nisur një peticion për të kundërshtuar ndërtimin e xhamisë me arsyetimin se xhamia e cila pritet të ndërtohet nuk është në harmoni me objektet e zonës dhe se objekti nuk është në përputhje me kriteret e konkursit.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit