Google ADS

Tërnava uron Fitër Bajramin: Kjo festë bartë në vete solidaritetin, bamirësinë e mbi të gjitha unitetin e harmoninë

11:32 | 1 Maj 2022
S D

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, sot dha mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit dhe mbarimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Tërnava tha se në këtë natë të bekuar kërkohet që ta vlerësojmë misionin e njeriut në këtë botë duke ruajtur një ekuilibër në mes shpirtërores e materiales.

“Kam nderin që sot në këtë natë të madhe, në natën e Fitër Bajramit tu drejtohem të gjithë besimtarëve mysliman me rastrin e përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit, gjatë cilit besimtarët përmes agjërimit plotësuan një kusht të besimit. Me përkushtim, lutje e ibadete, solidaritet e mirësi, mbështetje për të tjerët dhe ndjeshmëri të veçantë për të gjithë pa dallim. Në këtë natë të bekuar kërkohet nga ne ta vlerësojmë misionin e njeriut që e ka në këtë botë duke ruajtur një ekuilibër ndërmjet shpirtërores e materiales”, tha ai.

Myftiu po ashtu tha se edhe në këtë natë kur po përgatitemi për të festuar në shumë vende të botës ka trazira e konflikte për të cilat ai lut Zotin që të mos ketë trazira askund në botë.

“Në shumë vende të botës njerëzimi po kalon ditë të vështira me trazira e konflikte nga të cilat po pësojnë qytetarët e pafajshëm. Krijuesi ynë e do paqen e do qetësinë , e do mirëqenien dhe sigurinë. Në prag të festës së Fitër Bajramit lusim Zotin që kudo në botë të mos ketë trazira”.

Myftiu, Naim Tërnava tha se festa e Fitër Bajramit është ndër festat më të dashura, ai lut Zotin që ta ketë pranuar agjërimin lutjet e veprat e mira.

“Festa e Fitër Bajramit është ndër festat më të dashura, më familjare e më popullore. Ta presim Fitër Bajramin të lumtur sepse kemi kryer ibadetin e agjërimit të gëzuar me familjen e farefisin tonë duke qenë gjithnjë të dobishëm për komunitetin e vendin tonë. Ti kujtojmë ata që kanë shkuar para nesh nga kjo dynja, ta respektojmë njëri tjetrin, të jemi pranë atyre që kanë nevojë për ne. Kjo festë bartë në vete solidaritetin, bamirësinë e mbi të gjitha unitetin e harmoninë. Duke lutur Zotin që ta ketë pranuar agjërimin, lutjet ibadetet e veprat tona të mira, kudo që jeni ju përgëzoj e ju uroj festën e Fitër Bajramit me hajër e me të mira në qoftë festa e Fitër Bajramit”, deklaroi Tërnava./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme