Me rastin e përfundimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava i është drejtuar besimtarëve myslimanë me një mesazh urimi, raporton Arbresh.info.
“Sonte përfundon muaji i Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët me përkushtim agjëruan për hir të krijuesit të madhëruar fuqi plotë. Nesër besimtarët para agimit do të jenë në gjami për të kurorëzuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit”, ka thënë Ternava.
Ai tha se festa e Fitër Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj krijuesit të gjithësisë.
“Festa e Fitër Bajramit e kthen njeriun te krijuesi i gjithësisë e kthen te familja e bënë më të ndjeshëm më human dhe solidar duke e larguar nga punët të liga pastaj nga urrejtja xhelozia dhe egoizmi”, u shpreh ai.
Myftiu Tërnava në fund uroi të gjithë besimtarët për Festen e Fitër Bajramit./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1458431734221914/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...