Kosova është e dyta në Ballkan me numrin më të madh të luftëtarëve të huaj që luftojnë në Siri në kuadër të grupit terrorist Shteti Islamik, shkruan arbresh.info.
Disa hoxhallarë janë akuzuar për shtytje të të rinjve drejt luftës, një prej tyre edhe është dënuar.
E për këtë çështje pikërisht ka folur Myftiu i Kosovës Naim Tërnava në një intervistë për portalin “Arbresh.info”.
Myftiu thotë se sikur myfti dhe Bashkësia Islame e Kosovës që nga fillimi kanë qenë kundër pjesëmarrjes në luftëra, qoftë Siri apo Irak.
“Shumë herë e kemi thënë dhe po e ripërsëris edhe njëherë Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë qysh në start unë si myfti i parë në Evropë që kundër marrjes pjesë qoftë në Siri, qoftë në Irak apo kudo qofshin dhe këto janë sene që janë shkruar, janë xhiruar dhe janë prezente dhe nuk mund të them diçka që nuk është. E kam thënë dhe po e ripërsëris që gjakderdhja, ekstremizmi po mendoj terrorizmi, radikalizmi këto nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë islame. Është e vërtet që një grup ka keqpërdor fenë islame, besimin Islam mirëpo assesi Islami nuk është i tillë, Janë përdor edhe fe të tjera për qëllime të ndryshme në Evropë e më gjerë”, është shprehur ai.
Tërnava thotë se imami i dënuar nuk ka qenë i rregullt, por se i angazhuar dhe se imamët që janë shpallur të pafajshëm është një lajm që i gëzon ata si Bashkësi Islame.
“Ndaj arrestimi i disa hoxhallarëve ka ndodhë dhe atë natë unë e kam thënë kështu “unë si myfti marrë përgjegjësinë të tërë asaj që është fol nëpër xhamitë e Kosovës dhe kam bindjen që në xhami nuk është fol keq asnjëherë sepse edhe detyra e imamit është e shenjtë. Xhamia është e shenjtë, në xhami adhurohet Zoti, i përulemi Zotit. Megjithatë në jetën e tyre private unë aty nuk përzihem, ka kush merret me këtë, janë organet e Kosovës dhe i kryejnë detyrat që ata i kanë. Megjithatë unë ju kam thënë hoxhallarëve decidivisht që nuk do të lejoj kurrë që në xhami të jemi melaqe e në bodrum të xhamisë shejtan dhe mua më vjen shumë mirë që hoxhallarët, imamët dolën të pafajshëm dhe kjo neve na gëzon dhe ne do të vazhdojmë me punën tonë. Ne e kemi një imam që është i dënuar edhe ai nuk ka qenë imam i rregullt ka qenë i angazhuar, jo imam me dekret ai është në burg dhe ne nuk kemi imam që në emër të radikalizmit , në emër të ekstremizmit që është i burgosur. Të gjithë ata që janë imam janë liruar, janë hetuar me vite dhe në fund ka dal që edhe e kam thënë edhe atë natë që i kanë marrë unë them këta janë të pafajshëm deri sa gjykata ta thotë fjalën e vet dhe deshi Zoti dhe dolën të pafajshëm dhe kjo na gëzon si Bashkësi Islame”./Arbresh.info/
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë