Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, për mediat turke ka thënë se peticioni kundër stilit të ndërtimit të xhamisë në qendër të Prishtinës nuk con peshë dhe se ajo do të ndërtohet pa marrë parasysh këtë kundërshtim.
Ai ka deklaruar se është nevoja dhe dëshira e madhe e besimtarëve që kjo gjë të bëhet, duke nënvizuar se shpreson që Komuna e Prishtinës do të marrë vendim për ta pajisur BIK-un me leje ndërtimi për të, njofton Klan Kosova.
“Dëshirë e kahmotshme e besimtarëve të kryeqendrës së Kosovës, por edhe e vet Bashkësisë Islame ka qenë që në Prishtinë të ndërtohet një xhami e madhe, që do t’u mundësonte besimtarëve që ta kryejnë faljen në kushte më të mira”.
“Nuk cojnë peshë nënshkrimet në peticionin për xhaminë. Dëshira absolute e të gjithëve është që xhamia të ndërohet. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që Komuna e Prishtinës ta na pajis me leje ndërtimi, që të mos politizohet ndërtimi i xhamisë, që është shtëpi e Zotit, ku meriton të adhurohet vetëm ai”.
“I kemi bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e punës. Iniciativa se si duhet të duket xhamia në aspektin e arkitekturës nuk besoj se u takon atyre që nuk janë përgjegjës për këtë gjë”.
“Besoj se të premten Kuvendi i Prishtinës do të marrë vendim të prerë që të na pajis me leje ndërtimi për Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Dëshiroj të ftoj besimtarët tanë që të rrinë të qetë sepse ne do ta kryejmë punën tonë sic duhet. Xhamia do të ndërtohet”. /arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’