Pas aksidentit tragjik që ndodhi në Kroaci mëngjesin e sotëm, ku u përfshi një autobus me pasagjerë që ishin duke u kthyer nga Gjermania në Kosovë, ka reaguar edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Tërnava ka shkruar se me dhimbje dhe ngashërim e ka marrë këtë lajm. Tutje, ai ka shtuar se Bashkësia Islame e Kosovës do të jetë pranë familjarëve të viktimave.
Njoftimi:
“Me dhimbje dhe ngashërim mora lajmin për aksidentin e një autobusi kosovar që ndodhi në Kroaci, e i cili po udhëtonte nga Frankfurti drejt Kosovës, në të cilin humbën jetën 10 persona dhe më shumë se 30 të tjerë u lënduan.
Në këto momente të rënda për popullin dhe vendin tonë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, për të cilët lutem që Zoti t’ju japë durim në përballimin e dhimbjeve për humbjen e më të dashurve të tyre.
Bashkësia Islame e Kosovës me të gjitha institucionet e saja, do të jetë pranë familjeve të viktimave dhe të lënduarve, në shërbim të tyre dhe për të bashkëndjerë dhe bashkëndarë me ta dhimbjen.
Zoti i mëshiroftë shpirtat e atyre që pësuan në këtë aksident, Zoti i shëroftë të lënduarit sa më shpejtë, dhe dhashtë Zoti që të mos ketë më tepër viktima!
Me dhembshuri,
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava”/arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje